Zbulohen 130 migrantë në një kamion
02.11.2015 21:12
Të paktën 130 migrantë janë zbuluar në një kamion frigoriferik në kufirin bullgaro-turk. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme Bullgare, shkruan Newsweek....

38 burra, 33 gra dhe 58 fëmijë, që ishin prezantuar si sirianë, ishin fshehur pas shisheve me ujë në një kamion frigoriferik në pikën kufitare bullgaro-turke të Kapitan-Andrevo.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bullgare theksoi se: “Gjendja e imigrantëve nuk ishte shqetësuese”.
Ndërkohë në gusht të këtij viti, rreth 71 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik të braktisur në Austri nga trafikantët.
