Maqedoni

Konferenca "Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zhvillim ekonomik rajonal"

03.11.2015 09:26

Konferenca me temën "Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zhvillimin rajonal ekonomik" e organizon sot Qendra Kulturore e të Rinjve - Manastir...

Konferenca me temën "Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zhvillimin rajonal ekonomik" e organizon sot Qendra Kulturore e të Rinjve - Manastir në bashkëpunim me Acosiacionin Evropian të Biznesit, ndërsa në kuadër të javës evropiane të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2015.
 
Konferenca, e cila do të mbahet në Manastir, paraqet pjesë nga programi me të cilin Republika e Maqedonisë përfshihet në aktivitetet e Javës Evropiane të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2015, që ndodhen nëpër Evropë.
 
Qëllimi i konferencës është të theksohet rëndësia vitale e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për suksesin e ekonomisë të një vendi dhe zhvillimin e saj rajonale, veçanërisht duke pasur parasysh se QKR përgjigjen nevojave lojale dhe rajonale, por edhe se zhvillojnë tregime të suksesshme për të ardhmen, dukshëm kontribuojnë në zvogëlimin e përqindjes së papunësisë.
 
Konferenca është e mbështetur nga komuna e Manastirit në kuadër të programit për festimin e 4 Nëntorit, Dita e çlirimit të Manastirit./Mia