Maqedoni

Presidenti Ivanov në takim me kolegun italian Matarela

03.11.2015 09:28

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, në kuadër të vizitës së punës në Itali, sot në Romë do të ketë takim me presidentin italian Serxho Matarela, lajmëron raportuesi i MIA-s..

Gjatë ditës së djeshme, Ivanov mori pjesë në ceremoninë për vendosjen e pllakës përkujtimore në nderë të SHën Cirilit dhe Metodij në bazilikën Santa Marija Maxhore në Romë, ku së bashku me kardinalin Santos Abril dhe Kastiljo mbajtën fjalim.
 
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Vatikanit, presidenti Ivanov kishte edhe audiencë tek Papa Francisko, si dhe takim me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinal Pjetro Parolin./Mia