Merkel kundër mbylljes së kufirit për refugjatët
Është zhvilluar debat i ashpër mes partive të koalicionit në Gjermani rreth krizës së refugjatëve, ku nuk kanë munguar edhe kërkesat për mbylljen e kufirit gjerman...

Partia CSU kërkonte shqyrtimin e mundësisë për mbylljen e kufirit Austri-Gjermani për të penguar futjen e emigrantëve, por kjo u mohua kategorikisht nga partia e kancelares gjermane, Merkelit, CDU.
Kancelarja Merkel tha se mbyllja e kufirit do sillte një barrë të rëndë për vendet ballkanike që do detyroheshin të merreshin me mijëra refugjatë, e madje ajo vlerësoi se kjo do sillte konflikte të armatosura në Ballkan.
“Kohët e fundit në Ballkanin Perëndimor ju keni parë disa herë zhvillime të tilla shqetësuese. Andaj, unë nuk dua që atje përsëri të ketë konflikte të armatosura mes shteteve”- tha Merkel.
Kancelarja shtoi se pas mbylljes së kufirit hungarez refugjatët gjetën Kroacinë dhe Rumaninë për të ardhur në Gjermani, ndërsa në rast se mbyllen këta kufij, përsëri do të gjendet një rrugë tjetër për në Gjermani. Kjo, sipas saj, nuk i shërben zgjidhjes.
“Pas ndërtimit të gardhit kufitar në Hungari, njerëzit gjetën Kroacinë e Slloveninë për të ardhur tek ne ose edhe përmes Rumanisë. Nëse mbyllen këta kufij, përsëri do të gjejnë një rrugë tjetër”- tha Merkel
