Maqedoni

Haraçinë, filluan punimet e rrugës numër 10 dhe 18

03.11.2015 12:40

Në Komunën e Haraçinës kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës 10 dhe 18 me një gjatësi prej 2.5 km...

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ibrahim Ajvazi, theksoi se kjo rrugë lidhë fshatin në dy anë me rrugën regjionale, ndërsa për rregullimin e kësaj rruge do të investohen mbi 100 e 60 mijë euro.
 
“Financimi bëhet nga Agjencia për Parkim dhe Ministria e Bujqësisë nga IPA fondet dhe vlera e financimit është diku rreth 10 milion denarë. Në përgatitjet dhe kushtet të cilat janë kërkuar nga ne si komunë, projekte, janë kërkuar edhe disa kriteriume,  siç e shihni edhe ura që e lidhë fshatin dhe rruga regjionale që e lidhë në dy anë, mes fshatit dhe me fshatrat, që lidhet Grushina dhe Orallanca”- deklaroi kryetari i Komunës së Haraçinës, Ibrahim Ajvazi.
 
Kryetari i Komunës së Haraçinës gjithashtu theksoi se po punohet edhe në ndërtimin e sallës së shkollës, ndërsa si pjesë e përmirësimit të infrastrukturës në këtë komunë, tanimë në fshatin Grushinë, është asfaltuar një pjesë e rrugës, me financim të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, me fonde të Bankës Botërore. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ