Maqedoni

Pa rrymë disa rrugë dhe fshatra të Shkupit

03.11.2015 13:00

Pa rrymë nesër prej orës 9:00 deri në orën 11:30 do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët "Aleksandar Martullkov" dhe "Kërsto Gjermov - Shaqir" në Gjorçe Petrov...

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistem pa energji elektrike prej orës 9:00 deri në orën 14:00 do të mbeten disa nga shfrytëzuesit nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, prej 9 deri në orën 12:30 rrugët "Rade Konçar" dhe "Radnjanska" prej 9:30 deri në orën 15:00 rruga "Kërçin" dhe prej orës 9:00 deri në orën 15:00 fshati Mralinë, rrugët 1 dhe 5./mia