Maqedoni

Plaçkitet pompa e benzinës në rrugën Strumicë-Radovish

03.11.2015 13:15

Dy persona të panjohur mbrëmë rreth orës 02:30 kanë kryer plaçkitje në pompën e benzinës "Euro Petrol"...

Dy persona të panjohur mbrëmë rreth orës 02:30 kanë kryer plaçkitje në pompën e benzinës "Euro Petrol" në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish afër fshatit Kalluigjericë, njoftoi MPB.
 
Një prej personave me shkop besbolli ka hyrë në objektin e pompës së benzinës dhe u ka kërcënuar të dy të punësuarve se do t'i sulmojë, ka marrë rreth 8.000 denarë, pas ç'ka të dy e kanë braktisur vendin. Policia ndërmerr masa për gjetjen e plaçkitësve./mia