Botë
Kosova, zyrtarisht në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s
03.11.2015 13:22
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në lidhje me aprovimin e agjendës së Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në lidhje me aprovimin e agjendës së Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, agjendë në të cilën përfshihet edhe Kosova.
Ai tha se kjo gjë u arrit edhe përkundër kërkesës së Serbisë për heqjen e Kosovës nga kjo agjendë.
“Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sapo mora vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash axhendën në tërësi, me pikën për Kosovën - përkundër kërkesës serbe që kërkesa e Kosovës të hiqet nga axhenda”, ka thënë Thaçi./koha.net
