Maqedoni
Ministria e Arsimit shpall konkurs për bursa
03.11.2015 13:37
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, bëri të ditur se për vitin shkollor 2015-2016 do të ndahen gjithsej 745 bursa në kategori të ndryshme.
“Të gjithë të interesuarit për aplikim duhet të jenë nxënës të rregullt në shkollat publike ose private, të mos kenë humbur asnjë vit dhe të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër. Afati për aplikim është prej sot e deri më 15 nëntor të këtij viti, ndërsa rezultatet do të shpallen më 14 dhjetor”- deklaroi Abdylaqim Ademi nga MASh.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
