Maqedoni

Gjendet një foshnje e vdekur në spitalin e Tetovës

03.11.2015 13:46

Një fëmijë i sapolindur është gjendur pardje i vdekur nga një mjek kujdestar në tualetin e klinikës interne të spitalit të Tetovës, informon SPB Tetovë...

Rasti është denoncuar në policinga N.A, sipas së cilës cilës në spital ka ardhur një ekip e SPB Tetovë, Prokuror publik dhe mjek i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer kontroll në tualet, pas së cilës trupi i fëmijës është dërguar në mjekësinë ligjore. 
 
Pas marrjes në pyetje të mjekëve është konstatuar se rreth orës 16:00 është pranuar pacientja S.N.(36) nga fshati Grupcin, e cila pas një kohe të shkurtër për shkak të diagnozës është dërguar në gjinekologji. 
 
Sipas mjekëve, S.N. ka patur lindje spontane pasi ka qënë në muajin e gjashtë të shtatzanisë, ndërsa materiali i marrë nga uterusi tregon se, S.N. ka lindur, ndërsa zonja në fjalë dhe burri i saj E.A.(42) kanë vërtetuar se "S.N. nuk ka qenë shtatzanë dhe se nuk ka lindur". /albeu.com