Teknologji
iPhone juaj tashmë mund të kthehet edhe në një peshore
03.11.2015 13:48
Aplikacion i quajtur “Plum-O-Meter” e shndërron telefonin tuaj në peshore...

Të gjithë ata që kanë iPhone 6S mund ta përdorin këtë aplikacion duke vendosur pak pemë ose perime në ekran me prekje, për ta matur masën e tyre.
Elementi më i rëndë në ekran shënohet me rreth të gjelbër, ndërsa masa e sendit shfaqet si përqindje nga masa maksimale e lejuar në ekran.
Për shkak se aplikacioni nuk jep masën e saktë të sendeve, nuk është shumë i dobishëm për disa njerëz, dhe prandaj dizajnerët “FlexMonkey Towers” u bëjnë thirrje të gjithë programuesve po qe se kanë ndonjë ide, ta shpërndajnë me ta dhe ta përmirësojnë aplikacionin që të jetë më praktik./noa.al
