Botë

KB: Në krizën migruese gjithnjë e më shumë fëmijë pa shtetësi

03.11.2015 14:05

Në krizën globale migruese dhe krizën e refugjatëve para se gjithash nga përleshja në Siri, në çdo dhjetë minuta lind një fëmijë pa shtetësi...

Në krizën globale migruese dhe krizën e refugjatëve para se gjithash nga përleshja në Siri, në çdo dhjetë minuta lind një fëmijë pa shtetësi, njoftuan sot Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se ky problem bëhet më serioz.
 
Në raportin më të ri të Komisarit të lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR) janë theksuar pasojat shumëvjeçare nga statusi pa shtetësi për fëmijë, siç janë mungesa e të drejtës së kujdesit mjekësor, arsim dhe në ardhmen qasja deri te punësimi.
 
UNHCR saktëson se në 20 vende, në të cilat strehimore kanë gjetur pjesa më e madhe nga apatridët, të paktën 70 mijë fëmijë pa shtetësi lindin çdo vit, gjegjësisht një në çdo dhjetë minuta.
 
Ky problem është jashtëzakonisht i vështirë për migrantët dhe refugjatët e rrezikuar nga përleshjet, theksohet në raport, të cilin shefi i UNHCR-së, Antonio Guteresh nesër do ta prezantojë në selinë e KB-së në Nju-Jork.
 
"Afatshkurtër, statusi pa shtetësi mund të krijojë probleme të vështira,  të cilat fëmijët e tillë do t'i ndjekin nëpër fëmijëri dhe do t'i dënojnë në jetë të mbushur me diskriminim, frustrim dhe dëshirim" thekson Guteresh në raport.
 
Në dokument theksohet se në 30 vende nevojitet dokument kombëtar  që të mundësohet qasja deri te mjekimet themelore mjekësore, ndërsa në 20 vende fëmijët pa shtetësi nuk munden madje edhe të vaksinohen.
 
Agjencia e KB-së propozon më shumë masa me të cilat mund t'i vendoset pikë rritjes së numrit të fëmijëve pa shtetësi, mes të cilave janë edhe reformat e ligjeve diskriminuese, të cilat i pengojnë nënat t'ua transferojnë shtetësinë e tyre fëmijëve.
 
Gjithashtu fëmijët duhet automatikisht të bëhen shtetas të vendit në të cilin do të lindin, thekson UNHCR./mia