Shkëndija – Vardari në çerekfinale të kupës

03.11.2015 14:57

Shkëndija dhe Vardari do të përballen në ndeshjet cerekfinale të kupës së Maqedonisë në futboll pas shortit të hedhur sot në FFM...

Këto dy skuadra që janë konkurrentë edhe për titullin e kampionit janë takuar edhe sezonin e kaluar në të tetën e finales të kësaj gare më masive.

Në dyshet tjera, mbrojtësi aktual i trofeut Rabotnicki do të ndeshet me Sileksin, Mlladost CD-Bregallnica dhe Makedonija GJP-Turnovo.

Ndeshjet e para me siguri do të luhen me 25 nëntor, ato të kthimit me 2 dhjetor, por zyrtarisht do të dihet gjatë ditës së mërkurë. Takimet do të fillojnë prej orës 13:00.

Çiftet:

Rabotnicki-Sileks

Mlladost CD-Bregallnica

Makedonija GJP-Turnovo

Shkëndija-Vardar