Rikthehet Uefa Champions League
Uefa Champions League rikthehet sonte me 8 takimet e 4 grupeve te para...

Takimi i luksit ne javën e 4-et te fazës ne grupe është etiketuar ai i Santiago Bernabeu, mes dy liderëve te grupit A, Reali i Madridit dhe Paris Sg.
Te dy skuadrat kane te njëjtin kuote pikesh 7, ndërsa sfidën e pare ne Paris e mbyllen ne barazim pa gola. Per spanjollet janë rikthyer nga dëmtimet Serxhio Ramos dhe Pepe, ndërsa per Luka Modric dhe Karim Benzema do te pritet deri ne momentet e fundit. Uellsiani Gareth Bale, edhe pse ju kthye stërvitjes ditën e diele do te jete jashtë ne kete ndeshje.
Ne sfidën tjetër te grupit, Shaktar Doneck i vendit te fundit kërkon piket e para kundër suedezeve te Malmo.
Ne grupin B, ku balancimi i skuadrave është me i madh vëmendja me e madhe i takon përballjes se Old Traford mes Manchester United dhe Cska se Moskës. Djajtë e kuq te udhëhequr nga Luis Van Gal kërkojnë te rikthehen te fitorja për te mos u shkëputur shume nga vendi i pare Wolsburg qe udhëton ne Holande, ndaj Psv Eindhoven.
Pas shume vështirësive, kete sezon Juventus është mysafir ne Monchengladbah kundër vendasve te Borusia ne grupin D.
Gjermanet mbajnë vendin e fundit, ndërsa italianet te paren dhe ne rast te një fitoreje jane vetëm nje hap larg kalimit për ne fazën e 1/8-ve.
Tekniku Alegri pothuajse e ka te bere formacionin me te vetmin dyshim balotazhin mes Hernanes apo Sturaro ne mesfushe. Një tjeter sfide qe pritet te dhuroi shume emocione ashtu si javën e kaluar është ajo me Seviljes dhe Manchester City.
Një tjetër fitore e anglezeve i siguron kualifikimin dy jave nga fundi i fazës ne grupe. Andaluzet shpresojnë ne rikuperimin e liderit te tyre Ever Banesa, edhe pse nuk do te kenë shërbimet e sulmuesit te pare francezit Kevin Gameiro.
Për Citizens mungesa e madhe është Serxhio Aguero, ndërsa do te mungojnë edhe Samir Nasri, Delf, Zabaleta dhe Klishe. Nje hap drejt kualifikimit kërkon te hedh edhe Benfika ne grupin C, teksa pret ne Da Luz turqit e Gallatasaraj.
