Maqedoni

Kambovski: duhet të punohet më shumë në gjyqësorin e pavarur

03.11.2015 15:55

Duhet të punohet më shumë që të kemi gjyqësor të pavarur dhe transparent, sepse edhe në situatën tonë me krizën politike...

Duhet të punohet më shumë që të kemi gjyqësor të pavarur dhe transparent, sepse edhe në situatën tonë me krizën politike u dëshmua se gjykata është protagoniste kryesore e demokracisë dhe shtetit të drejtë. 
 
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Vllado Kambovski, tha se jorastësisht sot e gjithë vëmendja është përqendruar te Gjyqësori dhe Prokuroria, pasi që këtu qëndron problemi kryesor.
 
Sipas Kambovskit, ndryshimet ligjore dhe mosharmonizimi i tyre sjellë gërshetim të panevojshëm të ingerencave, si shembull të vërtetë kemi Këshillin Gjyqësor, si një organ hetues i cili kontrollon gjykatësit dhe gjykatat, por kjo është ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit.
 
“Këshilli Gjyqësor nuk është kulmi i pushtetit gjyqësor, është trup i pavarur që garanton pushtetin gjyqësor me hierarkinë që ka. Dhe jorastësisht pjesa më e madhe e rekomandimeve të Pribesë i dedikohet Këshillit Gjyqësor dhe kërkon nga ai që të përforcojë pozicionin e saj si garancion për pavarësinë e Gjyqit”- tha Vllado Kambovski nga AShAM.
 
Në shtetet demokratike reformat realizohen pa ndërhyrje politike, thotë akademiku Kambovksi, duke shtuar se duhet të formohet një ekip ekspertësh që do të realizojnë revizion të ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin, pasi që ndryshimet dhe plotësimet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar një kaos të vërtetë ligjor. 
 
Këto konstatime u thanë gjatë debatit shkencor për pavarësinë e gjyqësorit e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. 
 
SANIJE KASAMI