Maqedoni
Agjencia e Kadastrës dhe Patundshmërive me sistem në të gjithë territorin, qytetarët të kënaqur
03.11.2015 17:32
Vendosja e kadastrës në të gjithë territorin e Maqedonisë, zmadhimi i numrit të transaksioneve dhe hipotekave janë vetëm...

Vendosja e kadastrës në të gjithë territorin e Maqedonisë, zmadhimi i numrit të transaksioneve dhe hipotekave janë vetëm disa të arritura të projektit 10 vjeçar “Kadastra e patundshmërive dhe regjistrimit”.
Gjithashtu është rritur ndjeshëm kënaqshmëria e qytetarëve nga shërbimi i kësaj agjencie.
Sipas anketës së fundit, qytetarët kanë vlerësuar shërbimet e kadastrës me notë 3.94, ndërsa para fillimit të projektit ishte 2.74, informoi drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Sllavçe Trpeski.
“Falë këtij projekti, Agjencia e ka vendosur kadastrën e patundshmërive në të gjithë territorin e Maqedonisë, gjegjësisht janë të regjistruar 4.1 milion parcela dhe 745.167 objekte. Për 74 për qind është zmadhuar numri i transaksioneve, për 188 për qind është zmadhuar numri i hipotekave të regjistruara. Territori i vendit sot është 98% i mbuluar me plane digjitale të kadastrës, ndërsa 90.5 për qind janë në përdorim të rregull”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpeski.
Ky projekt ishte i financuar nga Banka Botërore, ndërsa i ndihmuar nga Holanda, Suedia dhe Japonia.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bankës Botërore, Goran Tinjiç, theksoi se regjistrimi i proceseve sot bëhet për një ditë, në dallim me disa vite më para kur duheshin më shumë se 30 ditë.
ERSAN PAJAZITI
