Maqedoni
“Pritjet, sfidat dhe hapat e ardhshme në eurointegrime”
03.11.2015 18:04
Në prag të shpalljes së Raport Progresit për këtë vit nga ana e Komisionit Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane ka filluar me realizimin e debateve...

Në prag të shpalljes së Raport Progresit për këtë vit nga ana e Komisionit Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane ka filluar me realizimin e debateve në drejtim të BE-së rreth bisedimeve në temën “Pritjet, sfidat dhe hapat e ardhshme në eurointegrime’’.
Në njoftimin me shkrim të lëshuar nga kabineti i Sekretariatit për Çështje Evrointegruese, mes tjerash thuhet se në këtë cikël të debateve për realizimin e BE-agjendës 2015 është diskutuar për përmirësimin e cilësisë së dialogut gjatë procesit aderues për në Bashkimin Evropian, të udhëhequr nga parimet inkluzive dhe transparente në punën e saj.
“BE-bisedimet kanë qëllim që përmes debatit të hapur profesional dhe konstruktiv mes palëve të ndryshme shoqërore në tema dhe çështje aktuale, të kontribuojnë në kalibrimin e qëndrimeve të përbashkëta, udhëzime dhe sugjerime të cilat mund të çojnë deri në zgjidhje”- thuhet më tej në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Eurointegruese.
Në debatin e sotëm pjesëmarrës ishin përfaqësues të shoqërive civile, të cilët kanë diskutuar për pritjet e tyre lidhur me strategjinë e zgjerimit dhe Raportin e radhës të këtij viti për progresin e Maqedonisë, si mendimet dhe propozimet për kontributin në përfshirjen e vazhdueshme në proces, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
