Maqedoni

Janeva mori edhe objektin ku do të punojë

03.11.2015 18:11

Prokurorja Speciale përfundimisht do të vendoset në lokalet ku ka funksionuar Agjencia për Rini dhe Sport...

Ndërtesa e vendosur afër qendrës së Shkupit, në rrugën “Franklin Ruzvelt” nr. 34, do t’i përkasë plotësisht vetëm ekipit të Katica Janevës, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
 
Por, edhe pse është zgjedhur hapësira, megjithatë nuk ka informacion nëse mund të punohet në të. 
 
Përveç hapësirave, prokurorja speciale mori dje edhe buxhetin e posaçëm për ndjekjen e rasteve lidhur me “bombat” dhe përmbajtjen e tyre.
 
Por, ajo nuk mund të fillojë punën e saj, edhe për shkak se Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi vetëm gjysmën e ekipit të propozuar, edhe pse Ligji i harmonizuar nga të gjitha palët i jep të drejtë të ketë aq ekip sa vlerëson se i duhet për funksionimin e saj. 
 
Prokurorët, të cilët ishin përzgjedhur, refuzuan të bëjnë betimin zyrtar dhe të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur ekipin e plotë deri më tani nuk dhanë rezultate.