Ukrainë: Miratohet ligji që lejon të huajt t’i bashkohen ushtrisë ukrainase
03.11.2015 20:26
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka dhënë mbështetje ligjit të aprovuar në Parlamentin e Ukrainës që lejon të huajt t’i bashkëngjiten në mënyrë kontraktuale forcave të armatosura të vendit...

Sipas njoftimit në sajtin e parlamentit ukrainas “Verkhovna Rada”, ligji është konfirmuar me nënshkrimin e presidentit më 3 nëntor, 2015, transmeton KosovaPress.
Më 6 tetor parlamenti e kishte aprovuar ligjin, duke e marrë përkrahjen e 229 deputetëve, nga 226 sa duheshin për kalim të ligjit.
Ligji qartëson se të huajt dhe personat pa shtetësi mund të bëhen oficerë në Ushtrinë ukrainase vetëm pas marrjes së shtetësisë në vend.
