Itali: Arrestohet kosovari me 134 kg drogë
03.11.2015 20:30
Një 55-vjeçar nga Kosova është ndaluar në portin e Barit pasi në automjetin e tij u gjetën 134 kilogramë marijuanë...

Ai po udhëtonte nga Shqipëria për në Itali, dhe u ndalua së bashku me familjen sapo zbritën nga trageti.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti në mjetin e 55-vjeçarit sasinë e drogës dhe më pas bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Ai ishte me pasaportë britanike.
55-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët 12 dhe 14 vjeç.
Sipas medieve italiane, ata po largoheshin nga porti kur policia pa se automjetit po i rridhte karburanti.
Nga kontrolli u gjetën 251 pako të vogla me marijuanë që ishin vendosur nën automjet. (lajmi.net)
