Maqedoni
Temperatura minus në Berovë, Manastir, Demir Kapi dhe Kavadar
04.11.2015 09:03
Temperatura më të ulta sot në mëngjes janë matur në Berovë -5, Manastir -3, Demir Kapi -2 dhe -1 në Kavadar, Prilep dhe Kumanovë....

Në Shtip, Mavrovë, Kriva Pallankë, Shkup dhe Dibër janë matur 0 gradë, në Ohër një, në Pretor dhe në Gjevgjeli dy gradë, në Lazaropole dhe Vinicë katër, në stacionin matës Pozharane pesë, në Dojran dhe në Krushevë shtatë gradë.
Moti sot në mëngjes është i kthjellët, ftohtë dhe i qetë. Në Demir Kapi dhe një pjesë të fushëgropës së Shkupit ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit.
Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell me vranësira lokale dhe me erë të dobët.
Në disa fushëgropa paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 16 deri 22 gradë.
Në Shkup mot me diell me erë të dobët dhe me temperatura deri 18 gradë.
Ditëve në vijim do të vazhdojë periudha stabile, e thatë dhe kryesisht me diell, me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa fushëgropa.
Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative, ndërsa ato të ditës do të shënojnë rrënie të vogla.
Nga e enjte pasdite do të fillojë të fryejë erë e dobët, ndërsa gjatë fundjavës edhe erë e matur nga veriu./Mia
