Maqedoni
Lëndohen katër këmbësorë në 12 aksidente komunikacioni në Shkup
04.11.2015 09:22
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente komunikacioni...

Prej tyre, tetë janë me pasoja dëme materiale dhe katër me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore kanë marrë katër këmbësorë.
Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në Shkollën Fillore "Koço Racin", që gjendet në komunën Qendër me nxënësit e klasës së katërt.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullatëvës ekzistuese të komunikacionit./Mia
