Maqedoni
Marrëveshje për adaptim të programeve mësimore nga Kembrixhi
04.11.2015 10:19
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra ndërkombëtare për programe mësimore - Kembrixh dhe Byroja...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra ndërkombëtare për programe mësimore - Kembrixh dhe Byroja për zhvillim të arsimit do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim për adaptim të programeve mësimore në matematikë dhe lëndë nga shkencat natyrore për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntë, të përpunuara nga Kembrixhi.
Marrëveshjen në hapësirat e MASH-it do ta nënshkruajnë ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, drejtori i Qendrës ndërkombëtare për programe mësimore - Kembrixh, Majkëll O'Salivan dhe drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit të RM-së, Vesna Horvatoviq./Mia
