Maqedoni

Vazhdim i seancës së 71-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

04.11.2015 10:39

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 71-të me disa pika në rend dite...

Deputetët duhet të debatojë rreth disa propozimeve për hua financiare për realizimin e Projektit të infrastrukturës rrugore, si dhe ndryshime të ligjeve me procedurë të shkurtë - Ligji për rezervat e obligueshme të naftës, Ligji për tatim personal të të ardhurave, Ligji për qarkullimin pagesor.
 
Në rend dite janë edhe propozim ligjet në lexim të parë: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për garancë me marrëveshje, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, Propozimi i ligjit për zejtari, Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për energjetikë, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kullota, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje./Mia