Maqedoni

Nëpër Maqedoni deri tani kanë tranzituar 211 mijë emigrantë

04.11.2015 11:05

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit për gjithsej 3.687 shtetas të huaj...

Prej tyre 1.841 janë të gjinisë mashkullore, 585 janë femra, 733 janë fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 528 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPB-ja, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit 1.733, Sirisë 1.544, Irakut 166, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershorit deri më 03.11.2015 në ora 14:00 janë ndarë gjithsej 211.592 vërtetime për shtetasit e huaj, prej tyre 128.207 janë të gjinisë mashkullore, 310.027 janë të gjinisë femërore, 41.947 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 10.411 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 135.907, Afganistanit 44.081, Irakut 16.18, Pakistanit 4.465, Iranit 3.770, Palestinës 1.751, Somalisë 1.080, Bangladeshit 970, Kongo 499, Nigerisë 263, Kamerunit 225, Eritresë 218, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azilt.
 
Nga fillimi i ndarjes së vërtetimeve deri sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit, prej të cilëve katër janë fëmijë, të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit. 
 
Në Qendrën për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 3 nëntor të vitit 2015 janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, të gjitha burra. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, tre kërkues të azilit (persona minor me shoqërim të kujdestarit dhe dy burave) janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Mia