Show Biz
Mike Myers, baba për herë të tretë
04.11.2015 12:01
Aktori Mike Myers dhe bashkëshortja e tij janë bërë sërish prindër. Zëdhënësja e komikut 52-vjeçar tha se çifti është bërë me vajzë ditën e hënë...

Vogëlushja e quajtur Paulina është fëmija i tretë i protagonistit të filmit “Austin Powers”, i cili me bashkëshorten e tij ka edhe djalin Spike (4 vjeç) dhe vajzën Sunday Molly (2 vjeç).
Mike Myers është martuar në vitin 2010 me Kelly Myers, pas një lidhjeje që zgjati 4 vjet./Top Channel
