Botë

Brazil, polici vret gruan e tij me pistoletë

04.11.2015 12:04

Një polic brazilian është regjistruar teksa ndjek me vrap bashkëshorten e tij dhe e qëllon me pistoletë në rrugë...

46 vjeçari vrau gruan e tij 36 vjeçare, Veridiana Rodrigues Carneiro, në Uberlandia, në datën 20 tetor, por videoja është postuar online vetëm ditët e fundit.

Burime pranë çiftit i kanë thënë policëve se ata kishin debatuar ashpër përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Polici shihet teksa e qëllon në shpinë gruan dhe në momentin që ajo rrëzohet në tokë e qëllon edhe 11 herë të tjera nga afër.

Pas vrasjes makabre, burri u mbyll në shtëpi dhe doli vetëm pas disa orë negociatash me policinë.