Botë

Sudan, rrëzohet avioni, humbin jetën 41 persona

04.11.2015 12:11

Nuk kanë fund tragjeditë ajrore. Pa kaluar shumë ditë nga rrëzimi i avionit në Egjipt, një tjetër është rrëzuar sot, duke shkaktuar vdekjen e 41 personave...

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se avioni që transportonte mallra është rrëzuar në Sudan, duke shkaktuar vdekjen e 41 personave.

Nga kjo tragjedi kanë mbijetuar dy persona, një fëmijë dhe një anëtar nga ekuipazhi.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet e rrëzimit të avionit.