Botë

Strehimi i sirianëve në Gjermani, reagime kundër nga banorët e Sumtes

04.11.2015 13:39

Tensionet po rriten në fshatin e vogël gjerman të Sumtes, ku jetojnë vetëm 100 banorë, por ku gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë 750 emigrantë...

Numri i të huajve do të jetë kështu 7 herë më i lartë se ai i vendasve, e kjo po ngjall jo pak shqetësim.
 
Grupi i parë prej gati 100 vetash mbërriti të martën në mbrëmje. Ndërsa të porsaardhurit nisën të sistemohen në ambientet e një blloku të papërdorur zyrash, disa banorë akuzojnë kancelaren, Angela Merkel, se injoron 300 mijë gjermanë të pastrehë për t’i siguruar banim, përfitime financiare dhe ushqim çdo personi që thotë se është sirian. 
 
Organizata gjermane e Bamirësisë “Arbeiter-Samariter-Bund”, e cila po kujdeset për ngritjen e kampit në Sumte, refuzoi të tregonte kombësitë e valës së parë të të mbërriturve në këtë fshat.
 
Të dhënat e OKB-së dhe agjencive të tjera të refugjatëve lënë të kuptohet se, sirianët përbëjnë 38% të emigrantëve të dyndur në Evropë, por banorët në Sumte dyshojnë se, vetëm 2% e atyre që kanë kaluar kufirin gjerman për të kërkuar azil janë vërtet nga Siria.
 
Sipas tij, shumica e azilkërkuesve lakmojnë asistencën e 500 eurove në muaj, që do të marrin kur t’u jepet statusi i refugjatit.