Maqedoni

Lëvizja “Besa”: Kultura shqiptare vlen 1.2% nga buxheti

04.11.2015 13:45

Lëvizja “Besa” ka akuzuar qeverinë se po diskriminon shqiptarët...

Buxheti dedikon mjete për aktivitete kulturore, por ato përdoren për projekte monoetnike dhe monofetare, gjegjësisht vetëm për projekte me interes të një etnie, asaj maqedonase, akuzojnë nga Lëvizja “Besa”, sipas së cilës projektet për zhvillim dhe organizim kulturor të shqiptarëve anashkalohen dhe mbeten në mëshirën e donacioneve vullnetare të qytetarëve. 
 
“Me projekt-buxhetin e vitit 2016, të propozuar nga Qeveria e Maqedonisë, bllok dotacionet për komunat në fushën e kulturës kapin vlerë prej 4.5 milionë euro, kurse prej tyre vetëm 50 mijë euro ose 1.2 për qind, janë paraparë për kulturën e vendbanimeve shqiptare”- thuhet në reagimin e lëvizjes “Besa”. 
 
Nga kjo Lëvizje pyesin publikisht Qeverinë se sa vlen për ta kultura shqiptare, apo shqiptarët ekzistojnë vetëm që t’i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit dhe pse shqiptarët nuk i ndjejnë benefitet e buxhetit njësoj si etniteti maqedonas?! 
 
REJHAN BUSHI-METAJ