Maqedoni
Neziri: BDI nuk del nga Qeveria të premten, marrëveshja do të arrihet
04.11.2015 14:21
BDI i ka demantuar zërat se do të lëshojë të premten qeverinë me qëllim që të shkaktohen zgjedhje të parakohshme pa u implementuar Marrëveshja e Përzhinës...

Veç më ka sinjale se do të arrihet marrëveshje, vlerësoi sot shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
“Lajmi se BDI do të dalë deri të premten nga Qeveria është dezinformatë. Për të marrë një vendim të tillë, BDI ka organe të vetat kompetente, ku bëhen analiza të thella, e vetëm pas këtyre analizave mund të thuhet se BDI do të marrë vendim për dalje nga Qeveria. Po për dallim nga deklarata ime e fundit, dua të ndaj diçka me opinionin. Sot jam më se optimist se R. e Maqedonisë, të gjithë aktorët që marrin pjesë në bisedimet për të dalë nga kriza politike, do të kenë epilog përfundimtar pozitiv. Besoj se dhe ju si gazetarë por edhe qytetarët i shihni sinjalet pozitive për dalje nga kriza”- deklaroi Neziri.
