Maqedoni

Çmimi “11 nëntori”- 2015, vlerësohen edhe tre krijues shqiptarë

04.11.2015 15:27

Çmimin “11 nëntori” sivjet ndahet edhe për tre krijues shqiptarë...

Komisioni për Ndarjen e Çmimeve pranë Qytetit të Shkupit ka vendosur që prej gjithsej 12 fituesve, 3 çmimet, për kulturë, arsim dhe edukim, shkencë dhe publicistikë të shkojnë në duart e Bekim Kadriut, Baki Bakiut dhe Xhabir Ahmetit.
 
“Docent doktor Bekim Kadriu merr çmimin për rezultatet e arritura në lëmin e shkencave juridike. Në fushën e arsimit, edukimit dhe publicistikës çmimin “11 nëntori” e merr Baki Bakiu, ndërsa për arritjet në fushën e kulturës dhe letërsisë çmimin në fjalë e merr shkrimtari, Xhabir Ahmeti”- deklaroi kryetari i Komisionit për Ndarjen e Çmimeve “11 nëntori”, Branko Cvetkovski.
 
Çmimi për kontributin e dhënë gjatë 2015-ës në fushën e shkencave politike, shoqërore, letërsisë, artit, arkitekturës, sportit, punës humanitare dhe arritjet në kontinuitet në sferën e mësimdhënies e marrin: Dimitar Mirçev, Bratislav Dimitrov, Jelena Zhugiç, Jovan Stefanovski–Zhan, Poliksena Ilioska, Gordana Petrushevska, Stojana Vangelovska, Igor Stefanovski dhe Marko Mlladenovski.
 
Ndarja solemne e këtyre çmimeve do të bëhen më datën 11 nëntor.
 
REXHEP QAMILI