Botë

Legalizimi i marijuanës, qytetarët në Ohio refuzojnë, votojnë kundër

04.11.2015 16:19

Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka pranuar të legalizojë marijuanën...

Votuesit refuzuan të votonin të ashtëquajturën “çështja tre”, e cila do të kishte ndryshuar Kushtetutën e vendit dhe do të lejonte legalizimin e marijuanës për përdorim personal dhe mjekësor për të gjithë personat mbi 21 vjeç.
 
Aktivistët pro legalizimit kanë shpenzuar rreth 12 milionë dollarë për reklama në prag të votimit.
 
“Çështja tre”, nëse do të ishte votuar, do të lejonte shitjen e marijuanës edhe në 10 vende rreth Ohios, pas kritikave se vendi mund të krijonte një monopolizim të saj.
 
Pro legalizimit dhe që dhanë një mbështetje të madhe gjatë fushatës para votimit ishin edhe personazhe te njohur të muzikës dhe ekranit amerikan, përfshirë këngëtarin e muzikës pop Nick Lachey, stilisten Nanette Lepore, Woody Taft etj.
 
Legalizimi i drogës parashikonte gjithashtu shitjen e nënprodukteve të saj në dyqane dhe kultivimin e bimës deri në katër rrënjë për çdo shtëpi.
 
Aktualisht marijuana është legalizuar në Kolorado, Washington, Oregon dhe Alaska, teksa më shumë se 20 shtete amerikane lejojnë përdorimin e saj për qëllime mjekësore./Ora News