Maqedoni
Panairi për Punësim në Gostivar, 44 firma shpalosën ofertat e tyre
04.11.2015 16:33
Karvani “Panair për punësim 2015”, që organizohet nga Agjencia për Punësim, është ndalur sot në Gostivar...

44 firma shfaqën ofertat e tyre për tregun e punës. Dhe sipas drejtorit të Agjencisë për Punësim në Gostivar, Hisam Hamzait, kjo është një mundësi e mirë që punëdhënësit dhe kërkuesit aktiv për punë të njihen me nevojat e ndërsjella.
Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Nasir Musliu, potencoi se organizimet e tilla, që kanë për synim kyçjen e rinisë në tregun e punës dhe zbutjen e papunësisë në përgjithësi, do të kenë gjithnjë përkrahjen e Këshillit.
Ky është panairi i parë në Gostivar dhe i gjashti në nivel të shtetit.
LULZIM HAZIRI
