Kroacia ka pranuar më shumë se 320 mijë emigrantë

04.11.2015 19:41

Më shumë se 320 mijë migrantë deri tani kanë hyrë në Kroaci, duke kaluar kështu në rrugën e cila të çon drejt Evropës...

Më shumë se 320.000 emigrantë deri tani e kanë kaluar kufirin kroat në rrugën e cila çon drejt Evropës Perëndimore, ndërsa vetëm sot nga mesnata deri më orën 9 kanë hyrë 2.225 emigrantë, prej të cilëve 2.079 janë vendosur në qendrën dimërore për transit në Slavonski Brod, njoftoi Ministria kroate e Punëve të Brendshme.

“Edhe mëtutje pritet fluks i madh i emigrantëve të cilët arrijnë përmes Serbisë, ndërsa nga fillimi i krizës migruese në Kroaci kanë hyrë 320.215 emigrantë”, theksohet në kumtesë.

Në 24 orët paraprake në vendkalimet kufitare Bapska dhe Tovarnik nuk ka kaluar asnjë emigrantë.

Për më shumë se 40 ditë, prej kur zgjat kriza migruese nëpër këto vendkalime kufitare kanë kaluar rreth 600 mijë emigrantë, deklaroi sot zëdhënësi i policisë, Domogoj Xhigumiviq.

Kampi pranues në Optavac, në të cilin refugjatët dhe emigrantët janë transferuar nga Bapska dhe ku u regjistruan dhe u është dhënë ndihma e duhur është i zbrazët. Dje filloi prishja e kampit, ndërsa do të mbahet vetëm objekti themelor me dedikim sërish të mund sipas nevojës të aktivizohet.

Refugjatët dhe emigrantët të cilët nga Serbia hyjnë në Kroaci, transferohen deri te qendra dimërore për transit në Slavonski Brod, prej atje me tren në Slloveni.