Ende nuk dihet kur do të vazhdojë dialogu

04.11.2015 20:48

U takuan për herë të fundit më 25 gusht ku edhe u nënshkruan katër marrëveshje: ajo për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për energjinë, marrëveshja për telekomunikacionin si dhe marrëveshja për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër...

Këto, u konsideruan si marrëveshjet më të rëndësishme të arritura mes të dyja shteteve.

Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk dihet se kur do të takohen për të vazhduar dialogun e nisur nga Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.

Edhe pse dialogu në nivel teknik ka vazhduar mes të dy shteteve, kryeministri nuk ka marrë ftesë për takimin e radhës me homologun e tij Vuçiq.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Valon Murtezaj, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të ketë vazhdim të dialogut, edhe pse pala kosovare është e gatshme.