Dyshohet për shpërthim të brendshëm në aeroplanin rus

04.11.2015 21:13

Hetuesit egjiptianë thonë se një shpërthim i brendshëm duket se ka shkaktuar aksidentin në avion rus, i cili është rrëzuar në gadishullin e Sinai, të Egjiptit, më 31 tetor, duke vrarë 224 vetë pasagjerë, shumica e tyre rusë....

Hetuesit thanë se ata nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse shpërthimi është shkaktuar nga karburanti apo nga ndonjë bombë. Ata kanë zgjeruar zonën e tyre e kërkimit në një sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë për dëshmi të tjera.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se kutia me zërin regjistrues A321-200 është dëmtuar pjesërisht dhe se do të nevojitet shumë punë për nxjerrjen e të dhënave të saj.

Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg, me ç’rast të ishte konfirmuar se të 224 personat, përfshirë këtu 24 fëmijë, kishin humbur jetën. (rel)