Maqedoni
Më ftohtë në Petrovec dhe Berovë
05.11.2015 09:05
Temperatura më e ulët prej minus 4 gradë Celsius sot në mëngjes në orën 7:30 minuta është matur në Shkup-Petrovec dhe në Berovë...

Minus 3 gradë janë regjistruar në Tetovë, -2 në Manastir dhe Strumicë, -1 në Demir Kapi dhe Kumanovë, 0 gradë në kavadar, Prilep, Shtip, Kriva Pallankë, 1 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Mavrovë dhe Gjevgjeli, 2 në Ohër dhe Llazaropole...
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite me erë të dobët deri mesatare veriore.
Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe erë të dobët veriore dhe me temperaturë maksimale deri 17 gradë.
Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil, të thatë dhe kryesisht me diell, me kushte për mjegull të dobët nëpër fushëgropa të caktuara.
Deri të dielën temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative, ndërsa ato të ditës në rënie të vogël.
Gjatë fundjavës do të ketë dukuri të vranësirave mesatare dhe do të fryejë erë mesatare verore./Mia
