Maqedoni
Kuvendi e vazhdon debatin për kredinë për gazifikim
05.11.2015 09:31
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdim të ri të mbledhejs së 71-të në të cilën do të debatohet rreth Propozim-ligjit...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdim të ri të mbledhejs së 71-të në të cilën do të debatohet rreth Propozim-ligjit për detyrim tek Dojçe bank dhe Erste bank sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë", faza e 1, aksi rrugor Shtip-Negotinë-Manastir dhe aksi rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët dje e filluan debatin rreth këtij propozimi me të cilin sigurohen mjete financiare në shumë prej 90 milionëp eurove për financimin e ndërtimit të aksit Shtip bllok stacioni 5 Negotinë-Manastir dhe aksi rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar.
Në rend dite të këtij vazhdimi janë edhe propozim ligjet për garanci tëRepublikës së Maqedonisë ndaj obligimeve rreth Marrëveshjes për hua për financim të aksit rrugor Shtip - Radovish, që do të arrihet ndërmjet Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, rreth Marrëveshjes për kredi për financimin e Programit për rrugë nacionale, që do të arrihet ndërmjet Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për garanci të Republoikës së Maqedonisë ndaj obligimeve rreth Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për ndërtim dheb zhvillim të rrugëve, që do të arrihet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës,. Ligjin për tatimin personal të të ardhurave, Ligjin për qarkullimin pagesor, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për diciplinë financiare, Ligjit për shitje të tokës bujqësofre në pronësi shtetërore, Ligjit për tokë bujqësore, ndryshimet e Ligjit për kullosat dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje, Propozimin e ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbim në ARM, propozim i deputetëve dhe Propozimin e ligjit për amnisti të parashtruar nga 11.069 votues.
Në kuadër të mbledhjes së 71-të duhet të diskutohet edhe për Propozimin e ligjit për detyrim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore rreth Marrëveshjes për hua për Projektin e dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe shumë raporte vjetore dhe kërkesa të interpretimeve autentike të vendimeve ligjore./Mia
