Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit 14 aksidente komunikacioni në Shkup
05.11.2015 10:15
Gjatë ditës së kaluar në Qytetin e Shkupit policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente komunikacioni...

Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe shtatë janë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë shoferë të automjeteve, katër bashkudhëtarë, një këmbësor, një shofer i mopedit dhe një vozitës i motoçikletës.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore. E njëjta ka ndodhur në orën 13:30 në udhëkryqin mes rrugës "Mitropolit Teodosij Gologanov" dhe rrugës "Aminta Treti" ku morën pjesë dy automjete "Ford fokus" me targa të Shkupit, i drejtuar nga qytetar i Shkupit, automjeti "Lada niva" me targa të panjohura, i drejtuar nga person, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe këmbësor, i lindur në vitin 1986, qytetar i Shkupit. Pas aksidentit këmbësori me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.
Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në Shkollën Fillore "Draga Stojanovska", që gjendet në Rakotinci dhe në shkollat fillore rajonale në Sopishte dhe Sonje e Poshtme me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./Mia
