Maqedoni
Takim i grupeve punuese për finalizimin e marrëveshjes së Përzhinos
05.11.2015 10:36
Ndërmjetësuesi në bisedimet midis katër partive më të mëdha politike Piter Vanhaute për sot paralajmëroi takim të ri të grupeve punuese partiake...

Sipas tij, katër partitë kanë arritur përparim të caktuar për çështjet e hapura nga marrëveshja 2 qershor/15 korrik, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare.
Vanhaute tha se grupi punues do të takohet sot në orën 11:00.
"Secila marrëveshje duhet të mbështetet nga të gjitha katër partitë. Në të kundërtën nuk do të ketë marrëveshje", deklaroi Vanhaute.
Në ditët e fundit Vanhaute kishte takime të ndara me përfaqësuesit e partive politike, pas konsultimeve që i kishte në Bruksel./mia
