Botë

Pakistan–shembet fabrika, ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar

05.11.2015 12:18

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në qytetin lindor Lahore, në Pakistan, për të shpëtuar dhjetëra njerëz që mendohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një fabrike të shembur...

Të paktën 18 njerëz vdiqën nga kjo tragjedi. Ushtria ka thënë se është duke dërguar një ekip të inxhinierëve dhe ekspertëve për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Rreth 100 të mbijetuar janë larguar nga rrënojat e fabrikës.

Zyrtarët thanë se 150 persona besohet të ketë qenë në ndërtesë kur ajo u shemb, por punëtorët thonë se shifra mund të ketë qenë më e lartë. 

Shkaku i tragjedisë është ende i panjohur.

Zyrtarët thanë se ndërtesa mund të ketë pësuar dëme strukturore edhe nga tërmeti që goditi rajonin javën e kaluar, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.