Maqedoni

Për një natë jepen 2.751 vërtetime për kërkesë pë azil

05.11.2015 12:45

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit për gjithsej 2.751 shtetas të huaj, prej tyre 1.408 janë të gjinisë mashkullore...

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit për gjithsej 2.751 shtetas të huaj, prej tyre 1.408 janë të gjinisë mashkullore, 491 janë femra, 689 janë fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 163 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit, njofton MPB-ja.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit 1.370, Sirisë 1.099, Irakut 122, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershorit të këtij viti deri dje, janë ndarë gjithsej 214.343 vërtetime për shtetasit e huaj, prej tyre 129.615 janë të gjinisë mashkullore, 31.518 janë të gjinisë femërore, 42.636 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 10.574 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 137.006, Afganistanit 45.541, Irakut 16.310, Pakistanit 4.515, Iranit 3.813, Palestinës 1.758, Somalisë 1.080, Bangladeshit 990, Kongo 504, Marokut 291, Algjerisë 281, Nigerisë 264, Libanit 255, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Gjatë ditës së djeshme deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azilt.
 
Nga fillimi i ndarjes së vërtetimeve deri sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit, prej të cilëve katër janë fëmijë, të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit. 
 
Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 4 nëntor të vitit 2015 janë evidentuar gjithsej tre kërkues të azilit, të gjithë burra. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, tre kërkues të azilit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Mia