Rrënohet një ndërtesë në Pakistan, dëgjohen zëra njerëzish nën të
05.11.2015 15:17
Një mision i gjerë kërkim-shpëtimi është në proces për të nxjerrë dhjetëra persona që mendohet të kenë ngecur nën rrënojat e fabrikës që u rrënua në qytetin e Lahores në Pakistan...

Të paktën 20 persona raportohen të vdekur nga rrënimi i fabrikës së çantave të plastikës, që ishte në ndërtim e sipër në katin e tretë, raportojnë autoritetet vendase.
Shkaku i rrënimit të fabrikës është ende i paqartë, megjithatë standardet e ndërtimit në Pakistan thuhet të jenë nën nivelin e paraparë nga ekspertët.
Ka edhe raporte se fabrika mund të jetë rrënuar si pasojë e një tërmeti që kishte ndodhur dy javë më parë. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
