Sorin Kimpeanu, kryeministër i përkohshëm i Rumanisë, rumunët protesta pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit

05.11.2015 15:20

Presidenti rumun, Klaus Johanes, sot e emërtoi ministrin e Arsimit, Sorin Kimpeanu, kryeministër të përkohshëm të Rumanisë pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit të deritanishëm, Viktor Ponta...

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bukureshtit disa orë pasi kryeministrit Ponta dha dorëheqje, pas një zjarri vdekjeprurës në një klub nate.

Demonstruesit marshuan drejt parlamentit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reforma të mëtejshme politike. Tubimet janë raportuar edhe në qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Clujin, Timisoaran dhe Konstancën.

Një ditë më parë, rreth 20 mijë protestues u mblodhën në Bukuresht, të zemëruar mbi vdekjen e 32 personave, pas një zjarri që ndodhi në një klub nate, në 30 tetor. Shqetësimet lidhen me korrupsionin, i cili sipas protestuesve rrezikon edhe sigurinë e qytetarëve. Ponta, i cili po përballet me gjyqin për akuza korrupsioni, tha se shpreson që dorëheqjen e qeverisë së tij do të "kënaqë njerëzit që dolën në rrugë”. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)