Maqedoni
Fushata “Ditët e mësimit gjatë gjithë jetës”, Ademi: Mjet i fuqishëm për zvogëlimin e papunësisë
05.11.2015 16:33
Për të 12 herë në Maqedoni organizohet fushata “Ditët e mësimit gjatë gjithë jetës”...

Fushata ka për qëllim të promovojë konceptin e të mësuarit dhe arsimimin gjatë gjithë jetës, pavarësisht moshës, gjinisë dhe përkatësisë etnike.
Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, theksoi se Maqedonia në këtë drejtim ec në hap me trendet evropiane.
“Përmes këtyre fushatave me evenimente të ndryshme fokusohet vëmendja e opinionit mbi rëndësinë e rolit të të mësuarit dhe ndikimit në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me atë se nëse vazhdimisht arsimohen dhe avancohen do të jenë më konkurrues në tregun e punës. Në këtë kontekst të mësuarit gjatë gjithë jetës paraqet mjet të fuqishëm në zvogëlimin e papunësisë, ndërtimin e kulturës të të mësuarit dhe të shoqërisë bazuar në dituri”- tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Ndërsa nga IP Qendra për Arsimin e të Rriturve theksuan se duan të provojnë punën e Qendrës për Arsimimin e të Rriturve.
Deri më tani janë verifikuar 133 programe nga provajder të drejtime të sferave të ndryshme.
“Duke u nisur nga ajo se arsimi joformal është shumë i rëndësishëm si për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, si për mundësitë e punësimit, si për mundësitë që personat të pajisen me një kualifikim të caktuar ose pjesë të kualifikimit dhe po ashtu për t’u pajisur me kompetenca ose me aftësi të caktuara, mund t’u nevojitet për punën e tyre të përditshme”- tha drejtoresha e IP Qendrës për Arsimin e të Rriturve, Lindita Qazimi.
Gjatë vitit 2014 dhe 2015, ministria verifikoi mbi 80 programe për realizimin e programeve për arsimin e të rriturve në ente të ndryshme.
REJHANE BUSHI-METAJ
