Botë
Kuçi: Korrupsionin e lufton Prokuroria dhe Policia
05.11.2015 16:45
Një dukuri shqetësuese për Kosovën mbetet korrupsioni...

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet nga Prokuroria, Policia dhe Gjyqësori.
Por, ai ka vlerësuar se Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit është shndërruar në një OJQ.
“Ne kemi 7 institucione që thonë se merren me luftën kundër korrupsionit, përfshirë dhe Këshillin Nacional Kundër Korrupsionit, dhe i përngjan një OJQ-je. Lufta kundër korrupsionit bëhet nga Prokuroria dhe Policia”- tha ministri i Drejtësisë-Kosovë, Hajredin Kuçi.
“Qeveria nuk mund ta luftojë këtë dukuri, ajo mund të shfaq vetëm vullnet politik”- ka shtuar Kuçi, i cili ka vërejtje edhe sa i përket llogaridhënies nga ana e institucioneve.
GYLTENE SINANI
