Likovë, një xhip donacion për Stacionin e Shëndetit
05.11.2015 16:50
Stacionit të Shëndetit në Likovë sot i ka arritur një xhip donacion nga Zvicra, i cili do të jetë në funksion të vizitave shtëpiake...

Xhipin për nevojat e këtij enti shëndetësor e ka sjellë Zejnulla Bakiu,bashkatdhetar i ynë nga Zvicra, i cili edhe disa herë deri më tash e ka ndihmuar Komunën e Likovës.
Ndryshe, siç u njoftuam nga udhëheqësia e këtij Stacioni Shëndetësor, ky ent shëndetësor në Likovë i plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për t’u shndërruar në shtëpi shëndeti, por për këtë pritet vendim nga Ministria e Shëndetësisë. (Nexhat Aqifi, TVM2)
