Dibra ngrit bashkëpunimin me Komunën e If të Normandisë

05.11.2015 17:52

Ngrihet lartë bashkëpunimi kulturor mes dy komunave të binjakëzuara, Dibrës dhe Komus If të Normandisë së Francës, tha në konferencën për shtyp kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësues të Komunës së Ifit...

Duke folur për këtë proces, Lata u shpreh se përkrah bashkëpunimit kulturor, do të jetë edhe kontribut për afrimin e shpejtë në praktikat e BE-së dhe botës së civilizuar.

Bashkëpunimi kulturor mes dy komunave është në dukje e sipër.

Vitin e kaluar nga Ifi në qytetin e Dibrës arriti një ansambël muzikor, ndërsa këtë vit nxënës të gjimnazit të Dibrës në bashkëpunim me nxënës nga Komuna e Ifit realizuan bashkërisht dramën “Mërmëritja e Antigonës”, të cilët në pranverë e kanë paraqitur para qytetarëve të Ifit, ndërkaq sonte para publikut dibran në Qendrën për Kulturë në Dibër mbahet drama “Mërmëritja e Antigonës”. (Atli Dema, TVM2)