“Mund të ketë tjetër duel Mayweather-Pacquaio”
Floyd Mayweather Jr dhe Manny Pacquaio, mund të ndeshen sërish. Është ky mendimi i trajnerit të boksierit filipinas Freddie Roach i cili në një intervistë për mediat është shprehur i bindur se do të ketë një tjetër duel mes Mayweather dhe Pacquiaos...

Në fakt pasi mposhti Andre Berton duke siguruar triumfin e 49-të në po takime, boksieri amerikan i dha fund karrierës por Roach mendon se Mayweather ose sic njihet ndryshme “MoneyMaker” do të zbresë edhe një njëherë tjetër në ring për të sfiduar një nga rivalët e tij më të mëdhenj të këtyre viteve të fundit pikërisht Manny Pacquaion.
Ndeshja e 38-vjecarit nga Michigani ndaj filipinasit në maj të këtij viti në Las Vegas është konsideruar si dueli që vuri përballë dy prej boksierëve më të mirë të brezit të tyre.
Pacquaio bëri gjithcka për të qenë pjesë e atij ballafaqimi të madh, madje më pas boksieri filipinas zbuloi se kishte zbritur në ring i dëmtuar përballë Mayweather që e fitoi ndeshjen me pikë pas vendimit të arbitrave. Vetëm nga ai duel amerikani futi në xhepat e tij plot 220 milionë Dollarë.
“Mayweather është një nga ata njerëz që nuk ngopet kurrë me para dhe unë jam i sigurtë se ai nuk do ti shpëtojë tundimit për të fituar të tjera të ardhura, por të bërë dicka të tillë ka nevojë për një tjetër duel me Pacquaion”, shtoi trajneri i boksierit filipinas.
